Ministrja Denaj (Foto Atsh)
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u takua me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monica Zach.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, ministrja Denaj deklaroi se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
“Asistenca teknike që pritet të marrim nga Austria në fushën e sigurisë ushqimore dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kanaleve irriguese, do të kontribuojë në procesin e integrimit në BE”,- theksoi ministrja.
Po ashtu, ajo vuri në dukje se gjatë takimit u diskutua edhe ecuria e marrëveshjes UBT-BOKU, e cila sipas saj, do ta transformojë Universitetin Bujqësor të Tiranës në një qendër me influencë rajonale.