Xi Jinping mban një fjalim në Samitin e Liderëve të Biznesit të APEK
2024-11-16 02:35:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 15 nëntor në mëngjes, sipas kohës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim me temë "Kapja e prirjes së kohës dhe promovimi i përbashkët i prosperitetit botëror" në Samitin e Liderëve industrialo-tregtar të APEK, të mbajtur në Lima.  

Xi Jinping vuri në dukje se vendet e Azi-Paqësorit janë integruar thellë në globalizimin ekonomik. Ata janë bërë një komunitet dhe bashkësi interesash, në të cilin të gjithë përparojnë dhe të gjithë vuajnë. Në të njëjtën kohë, bota ka hyrë në një periudhë të re turbulencash dhe ndryshimesh. Globalizimi ekonomik do të përballet me sfida të mëdha si lundrimi kundër rrymës dhe tërheqja, nëse nuk përparon, ndaj ekonomia e Azi-Paqësorit kërkon që ne të bëjmë një zgjedhje. 

Xi Jinping vuri në dukje se globalizimi ekonomik është një kërkesë objektive për zhvillimin e forcave prodhuese shoqërore dhe një rezultat i pashmangshëm i përparimit tekniko-shkencor. 

Ne duhet të drejtojmë siç duhet tendencën e zhvillimit të globalizimit ekonomik, të punojmë së bashku për të promovuar globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës dhe ta shtyjmë globalizimin ekonomik në një fazë të re më dinamike, më gjithëpërfshirëse, më të qëndrueshme dhe më përfituese për vendet dhe grupet e ndryshme. 

Së pari, duhet të respektojmë qasjen e orientuar nga inovacioni, për të promovuar një rritje të fortë të ekonomisë botërore. Ti përmbahemi konceptit se arritjet shkencore dhe teknologjike i sjellin dobi të gjithë njerëzimit, ndihmojnë vendet në zhvillim të forcojnë ndërtimin e kapaciteteve shkencore e teknologjike dhe lehtësojnë rrjedhën globale të njohurive dhe teknologjisë. 

E dyta, duhet të këmbëngulim në avancimin me kohën dhe të nxisim reformën e sistemit të qeverisjes ekonomike globale. Ne duhet t'i përmbahemi parimit të konsultimit të gjerë, kontributit dhe përfitimeve të përbashkëta, të rrisim vazhdimisht përfaqësimin dhe zërin e Jugut global. Duhet të sigurojmë që të gjitha vendet të kenë të drejta të barabarta, mundësi të barabarta dhe rregulla të barabarta, në bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar. Duhet të promovojmë ndërtimin e një sistemi të hapur ekonomik botëror si edhe të ruajmë stabilitetin dhe butësinë e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

E treta është të këmbëngulim në vendosjen e njerëzve në radhë të parë dhe të nxisim zgjidhjen e problemit të zhvillimit të çekuilibruar. Prosperiteti dhe stabiliteti botëror, nuk mund të bazohet në teorinë që të varfërit të varfërohen dhe të pasurit të pasurohen. Ne duhet të ndjekim rrugën e globalizimit ekonomik që vendos njerëzit në radhë të parë, ka një zhvillim më të ekuilibruar dhe më shumë mundësi të barabarta, në mënyrë që vende të ndryshme, klasa të ndryshme dhe grupe të ndryshme njerëzish të mund të ndajnë frytet e zhvillimit. 

Xi Jinping theksoi se gjatë 30 viteve të fundit, ekonomia e rajonit të Azi-Paqësorit ka ruajtur një rritje të fortë duke krijuar "Mrekullinë e Azi-Paqësorit", që ka tërhequr vëmendjen mbarëbotërore. 

Suksesi i Azi-Paqësorit buron nga përkushtimi i vazhdueshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, aderimit të vazhdueshëm ndaj multilateralizmit të vërtetë dhe rajonalizmit të hapur, pajtueshmërisë sonë të vazhdueshme me prirjen e përgjithshme të globalizimit ekonomik dhe këmbënguljes sonë për përfitime reciproke të favorshme, rezultate dhe arritje të ndërsjella. 

Rajoni i Azi-Paqësorit duhet të vazhdojë të jetë lokomotiva në promovimin e globalizimit ekonomik, t'u qëndrojë besnik parimeve të tij dhe të inovojë, të lëmojë shenjën e artë të një Azi-Paqësor të hapur dhe gjithëpërfshirës, të krijojë një shenjë të re të një Azi-Paqësor të gjelbër dhe një dixhital. Azi-Paqësor, promovon ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët dhe krijon "modelin e artë" të ardhshëm të zhvillimit.

Xi Jinping vuri në dukje se Kina do të thellojë tërësisht reformat dhe do të vazhdojë të injektojë një vrull të fortë në ekonominë globale. 

Kina ka besim të mjaftueshëm për të arritur objektivin e rritjes ekonomike të këtij viti dhe vazhdon të luajë rolin e saj si motori më i madh i rritjes ekonomike botërore. Kina do të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë, do të zhvillojë forca të reja prodhuese në përputhje me kushtet lokale, do të promovojë ndërtimin e përbashkët cilësor të Iniciativës“Një brez dhe një rrugë" dhe do të vazhdojë të udhëheqë ekonominë botërore në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit. 

Kina do të ndjekë në mënyrë të palëkundur rrugën e zhvillimit të gjelbër, do të vazhdojë të japë shtysë të rëndësishme për transformimin global të gjelbër dhe do të japë kontribute të rëndësishme në përgjigjen globale ndaj ndryshimeve klimatike. Kina do të ndërtojë një sistem të ri të hapur ekonomik të nivelit më të lartë, do të prezantojë politika më të pavarura dhe të njëanshme të hapjes, do të zgjerojë një rrjet global të zonave të tregtisë së lirë me standarde të larta dhe do të vazhdojë të ndajë mundësitë e zhvillimit me botën. 

Xi Jinping theksoi se zhvillimi i Kinës është i pandashëm nga Azi-Paqësori ndaj rajoni do të përfitojë më tej. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për sa kohë që ne praktikojmë frymën e lidhjes së hapur, Paqësori mund të bëhet një portë për prosperitet dhe rritje. Le të forcojmë unitetin dhe bashkëpunimin për të përballuar sfidat globale. Le të mbledhim forcë më të madhe, për të promovuar prosperitetin e përbashkët të botës dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzimin.