Meta (Foto Panorama)
Bashkimi Evropian ka gjobitur kompaninë “Meta” me 798 milionë euro (840 milionë dollarë), për shkak të praktikave të dyshuara abuzive në përfitim të dyqanit online “Marketplace Facebook”.
“Komisioni Europian ka gjobitur “Meta”-n për shkeljen e rregullave të konkurrueshmërisë në tregti të BE-së, duke lidhur shërbimin e reklamave të klasifikuara në internet “Facebook Marketplace” me rrjetin personal social “Facebook” dhe duke vendosur kushte të padrejta tregtare ndaj ofruesve të tjerë të shërbimeve të reklamave të klasifikuara në internet”,- thuhet në një deklaratë të KE-së, citon “Panorama”.
Në përgjigje të akuzave, “Meta” bëri të ditur se do ta apelojë vendimin, por ndërkohë do të respektojë dhe do të punojë shpejt për të zgjedhur çështjen.
Lëvizja e Komisionit Europian vjen dy vjet pasi ai akuzoi gjigantin e teknologjisë amerikane se i dha shërbimit të tij të reklamave të klasifikuara “Facebook Marketplace” një avantazh të padrejtë duke bashkuar të dyja shërbimet së bashku.
BE-ja hapi procedurat zyrtare për sjelljen e mundshme antikonkurruese të “Facebook” në qershor 2021 dhe në dhjetor 2022 ngriti shqetësimet se “Meta” e lidh rrjetin e saj social dominues “Facebook” me shërbimet e tij të reklamave të klasifikuara në internet.
“Facebook” nisi dyqanet online “Marketplace” në vitin 2016 dhe u zgjerua në disa vende europiane një vit më vonë.
Vendimi i BE-së argumenton se “Meta” imponon “Facebook Marketplace” për njerëzit që përdorin “Facebook” në një rrugë të paligjshme, por, sipas “Meta”-s ky argument injoron faktin që përdoruesit e “Facebook” kanë opsionin të zgjedhin nëse duan apo jo të angazhohen me “Marketplace”.