Shefi i NATO-s: Duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën
2024-11-16 15:05:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka kërkuar vendeve anëtare të aleancës dhe partnerëve të tjerë perëndimorë që të dërgojnë më shumë ndihmë në Ukrainë me afrimin e dimrit.

Duke folur pas një takimi me presidentin leton, Edgars Rinkevics, në bazën ushtarake Adazi, Rutte paralajmëroi se Rusia do të përdorë dimrin si armë dhe se do të përpiqet të shkatërrojë sistemin elektrik të Ukrainës, shkruan “Panorama”.

“Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, për të mbrojtur infrastrukturën kritike”,- tha ai, duke theksuar se anëtarët e NATO-s duhet gjithashtu të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të nxisin prodhimin e armëve.