Banka e Shqipërisë kërkon rishikimin e skemës së pensioneve, në mënyrë që ajo të jetë në përputhje me skemat e Bashkimit Europian, deklaroi zv.guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2025.

Ajo theksoi se skema aktuale mund të kthehet në një rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike, shkruan “ATSH”.
Minxhozi tha se zhvillimet aktuale kanë nxjerrë në pah nevojën e rishikimit të skemës së pensioneve.
“Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-se. Skemën e pensioneve duhet t’a rishikojmë, sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike”,- tha Minxhozi.
Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, vuri në dukje se, sa i takon skemës së re të pensioneve, fillimisht duhet të analizohet informaliteti që qëndron në parametra të larta.
“Ka një shkallë të lartë informaliteti sa i takon deklarimit të pagave. Në gjykimin tonë, përpara se të eksplorohen parametrat e reja të sistemit të pensioneve, do të ishte e udhës të kuptoheshin drejt përmasat e këtij informaliteti, në mënyrë që mos të devijojnë parametrat e skemës së re”,- tha ai.