Foto nga VCG
G20-a është një plotësim i sistemit të qeverisjes globale me OKB-në në thelb dhe përbën një platformë të rëndësishme ku mblidhen vendet e Jugut dhe Veriut Global për hartimin e rregullave ndërkombëtare.
Me rastin e samitit të G20-s që këtë vit zhvillohet në Brazil, komuniteti ndërkombëtar po shikon drejt fuqisë lindore, Kinës, e cila po përpiqet për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm dhe po jep më shumë mençurinë dhe fuqinë e një vendi të madh për lulëzimin e përbashkët me Jugun Global.
Me koordinimin e politikave makroekonomike dhe shtimin e bashkëpunimit të tregtisë e investimeve ndërkombëtare, Kina, në kornizën e G20-s, ka bërë mjaft përpjekje për nxitjen e rritjes ekonomike. Vitet e fundit një numër i vogël vendesh po zbatojnë unilaterizmin e proteksionizmin, duke shkelur parimet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme. Kina, nga ana e saj, gjithmonë ka promovuar dhe nxitur një ekonomi të hapur.
Hapja është një simbol i dukshëm i modernizimit të stilit kinez. Nga forumi i bashkëpunimit ndërkombëtar për “Një brez, një rrugë”, deri në ekspozitën e importit CIIE, nga mbyllja praktike e bisedimeve për zonën e tregtisë së lirë Kinë-ASEAN deri në heqjen njëanshme të vizave për shumë vende, Kina pandërprerë po eksploron rrugën e hapjes me botën e jashtme. Në bazë të epërsisë së megatregut vendas, Kina po tërheq burimet dhe elementet globale, duke nxitur integrimin e tregtisë së brendshme e asaj të jashtme dhe duke nxitur hapjen sistemore me integrimin e standardeve të larta ndërkombëtare.
Në plenumin e 3-të të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës është theksuar dhe planifikuar përsosja e sistemit të hapjes me nivel të lartë, duke lëshuar një sinjal të qartë për zgjerimin e hapjes me nivel të lartë.
Foto nga VCG
Në takimin e ministrave të tregtisë të G20-s të vitit 2024, u miratuan Parimet e Tregtisë dhe Zhvillimit të Vazhdueshëm të G20-s. Mbi bazën e tyre, Kina do të vazhdojë të mbështetë në mënyrë të vendosur tregtinë shumëpalëshe dhe tregtinë e lirë, do të kundërshtojë shtimin e tarifave doganore nën pretekstin e sigurisë kombëtare dhe masat jotregtare kundër ndërmarrjeve të huaja e veprime të tjera proteksioniste.
G20-ja po mban përgjegjësinë e rëndësishme për nxitjen e mëkëmbjes botërore dhe zhvillimit global. “Eliminimi i urisë dhe varfërisë” është kryetema e samitit të sivjetshëm dhe po krijohet zyrtarisht Aleanca Globale kundër Urisë dhe Varfërisë. Ky është një mision i vështirë për botën, por arritjet e Kinës kanë sjellë besim dhe optimizëm. Qysh prej Kongresit të 18-të të PKK-së, Kina e ka vendosur në fokus programin e çrrënjosjes së varfërisë dhe në epokën e re, ka arritur me sukses nxjerrjen e 98.99 milionë personave në zonat rurale nga varfëria, duke eliminuar varfërinë ekstreme. Sipas standardit të BB-së, Kina ka dhënë kontributit për mbi 70 % të pakësimit të varfërisë në nivel botëror. Krahas programit të vet kombëtar, Kina gjithmonë përpiqet për bashkëpunimin Jug-Jug dhe brenda mundësive të saj, ka ofruar ndihmë për vendet e tjera në zhvillim pa kushte politike shtojcë.
Në grupin e punës të propozuar nga Brazili për eliminimim e urisë dhe varfërisë, Kina ka qenë një nga anëtaret më aktive dhe shumë herë ka ndarë me palët e tjera masat, përvojën dhe risitë teknologjike në këtë drejtim.
Foto nga Xinhua
Nga viti 2016, kur kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping shtjelloi për herë të parë konceptin e Kinës për qeverisjen e ekonomisë globale, deri në samitin e Osakës 2019, kur paraqiti konceptin e “këmbënguljes në frymën e partneritetit dhe trajtimin e duhur të mosmarrëveshjeve”, dhe në samitin në Bali 2022, kur ai bëri thirrje për zhvillim global me më shumë përfshirje, përfitime, elasticitet... projektet dhe mençuria kineze kanë luajtur rol pozitiv në nxitjen e zhvillimit global.
Lidhur me samitin e këtij viti në Brazil, palët e kanë përqendruar vëmendjen te Kina dhe po presin një projekt që luan më shumë rol nxitës për ekonominë botërore dhe stabilizues për tregtinë globale.
Foto nga VCG
“Unë i kam dëgjuar shumë herë fjalimet e kryetarit Xi në samitet e G20-s. Perspektivat praktike që ka paraqitur ai për zhvillimin global më ka lënë përshtypje shumë të thellë. Propozimet dhe mendimet që ka paraqitur Kina përputhen me dëshirën urgjente të botës për mëkëmbje më të balancuar ekonomike, transformim energjetik dhe pakësimin e mosbarazisë. Koncepti për ndërtimin e komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit ka nxitur zhvillimin e përbashkët të palëve përkatëse dhe kjo fuqi udhëheqëse ka sjellë një shembull pozitiv për bashkëpunimin ndërkombëtar,” u shpreh drejtori i Qendrës së Kërkimeve dhe Biznesit Kinë-Brazil, Ronnie Lins.(Jiang Lei)