Forcat Speciale shqiptare, pjesë e stërvitjes elitare në Maqedoninë e Veriut
2024-11-15 17:52:08

Foto nga ATSH
Forcat Speciale shqiptare morën pjesë në stërvitjen “Wise Wolf-24” të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.
Ministria shqiptare e Mbrojtjes bëri të ditur se, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për sigurinë, Forcat Speciale, së bashku me kolegët e tyre nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia, morën pjesë në një nga stërvitjet më intensive të trupave elitare, citon “ATSH”.
Gjatë “Wise Wolf-24” u praktikuan qitja, infiltrimi nga ajri dhe teknikat e luftimit në qendrat e banuara.
Kjo stërvitje është e lidhur ngushtë me kalendarin e aktiviteteve të përbashkëta që organizohen nga FA-ja me aleatët në rajon.
Lajmet Kryesore
