Ceremonia e hapjes së bazës së re amerikane të mbrojtjes ajrore në Veri të Polonisë (Foto CMG)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapën një bazë të re të mbrojtjes ajrore në veri të Polonisë. Presidenti polak, Andrzej Duda, deklaroi se kjo tregon se vendi është i sigurt si anëtar i NATO-s, në sfondin e konfliktit ruso-ukrainas, shkruan “Panorama”.
Sistemi i mbrojtjes ajrore amerikane u vendos në qytetin Redzikowo, pranë bregut të Baltikut.
Fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara ka krijuar shqetësime në mesin e disa anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, sipas Polonisë, vazhdimi i punës në këtë bazë nga presidentët e njëpasnjëshëm amerikanë tregon se aleanca ushtarake e Polonisë me SHBA-në mbetet solide, pavarësisht se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.
foto nga CMG
Rusia e cilësoi hapjen e bazës një përpjekje për të penguar vendin, duke afruar infrastrukturën ushtarake amerikane pranë kufijve të saj.
Baza amerikane në Redzikowo është pjesë e një mburoje më të gjerë nga raketat të NATO-s, të quajtur “Aegis Ashore”, të cilat, sipas aleancës, mund të diktojnë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme.
Elementë të tjerë me rëndësi kyçe të kësaj mburoje përfshijnë një bazë tjetër në Rumani, prania e një anijeje luftarake amerikane në portin spanjoll Rota dhe një radar në Kurecik të Turqisë.
foto nga CMG