Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë tejkalon shifrën 100.000
2024-11-15 22:57:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Si një markë ikonike në ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë", trenat e transportit të mallrave Kinë-Evropë kanë funksionuar në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme. Mëngjesin e së premtes (15 nëntor), treni i 100.000 u nis nga stacioni Fshat Tuanjie i qytetit Chongqing.

Në orën 10:20 të mëngjesit, treni X8083 u nis nga fshati Tuanjie, Chongqing, drejt destinacionit Duisburg të Gjermanisë. Deri tani, numri kumulativ i trenave të mallrave Kinë-Evropë ka tejkaluar 100.000, duke transportuar mbi 11 milion TEU kontejnerë mallra, me një vlerë prej 420 miliardë dollarësh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i trenave të nisur sivjet i kaloi 17.000, shifër kjo 11% më e lartë se vjet. Pikënisjet në Kinës janë zgjeruar deri në Xi'an, Chengdu, Chongqing, Wuhan, Guangzhou, Yiwu etj., duke u bërë një zgjedhje ideale për transportimin e produkteve me vlera të larta si automjetet elektrike etj.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë nxitur krijimin e shumë parqeve logjistike dhe tregtare përgjatë itinerareve, duke ofruar vende pune për banorët vendorë. Në portin Duisburg të Gjermanisë, trenat kanë tërhequr më shumë se 100 kompani logjistike.

Aktualisht, trenat Kinë-Evropë kanë lidhur 227 qytete në 25 vende evropiane dhe mbi 100 qytete në 11 vende aziatike.