Deti i Kinës Jugore: Filipinet dështojnë në krijimin e konfliktit
2024-11-15 11:45:03

Disa ditë më parë, presidenti filipinas Ferdinand Romualdez Marcos, i biri i diktatorit Markos, ka nënshkruar dy ligje të brendshme për ishujt e Detit të Kinës Jugore, mbi të cilat Kina ka deklaruar sovranitetin dhe që njihen ndërkonbëtarisht si pjesë të Kinës.

Ky veprim shkel rëndë Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar detar.

“Akti i Korsive Detare Arkipelagjike Filipinase” dhe “Akti i Zonave Detare Filipinase”, janë ligje që janë nënshkruar duke shkelur frymën e Kartës së OKB-së dhe dispozitat e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

Foto nga VCG

Një foto mbi Detin e Kinës Jugore/Foto nga VCG

Sipas presidentit filipinas, “anijet dhe avionët e huaj që shkelin të drejtën e detit, dhe cenojnë sovranitetin dhe të drejtat e Filipineve, nuk do ushtrojnë të drejtën e kalimit nëpër korsitë detare arkipelagjike të Filipineve” dhe në këtë pikë ai bashkon të drejtën e kalimit nëpër rrugët detare me mosmarrëveshjet që vetë Filipinet kanë krijuar në lidhje me Detin e Kinës Jugore. Me anë të këtij veprimi ai përpiqet të kufizojë të drejtën legjitime të kalimit të anijeve dhe avionëve të vendeve të tjera në këtë hapsirë detare, gjë që është kryekëput, padyshim në kundërshtim të plotë me dispozitat e të drejtës së detit.

Rrugët detare dhe ajrore të përcaktuara nga “ligjet” në fjalë, janë shumë afër, pothuajse ngjitur me bazat ushtarake të SHBA-ve në Filipine, gjë që sjell një monitorim të drejtpërdrejtë të të tëra anijeve dhe avionëve që kalojnë atje, duke përbërë kërcënim të sigurisë dhe lundrimit të anijeve të vendeve të ndryshme.

Këto akte tejkalojnë dukshëm qëllimin e së drejtës ndërkombëtare dhe kufizojnë në mënyrë të paligjshme të drejtat legjitime të vendeve të tjera, duke mos patur aspak fuqi detyruese për vendet e tjera, përfshirë Kinën, anijet dhe avionët e së cilës, përfshirë anijet dhe avionët tregtarë, luftanijet dhe anijet e avionët kërkimorë detarë dhe ajrorë, do vazhdojnë të kalojnë nëpër të gjitha kanalet e kësaj hapësire detare normalisht, sipas nevojës në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Në këtë zonë Filipinet përfshijnë paligjshmërisht Huangyan Dao të Kinës dhe disa ishuj dhe shkëmbinj nënujorë dhe ujëra të Nansha Qundao, duke shkelur sovranitetin territorial të Kinës dhe të drejtat detare në Detin e Kinës Jugore.

Foto nga VCG

Ministria e jashtme e Kinës/Foto nga VCG

Në këtë aspekt, Filipinet kanë histori të gjatë pretendimesh duke filluar që nga viti 1976 dhe në vazhdim, duke krijuar vazhdimisht incidente në Ren'ai Jiao, Xianbin Jiao, Huangyan Dao, etj, duke “justifikuar urgjencën dhe domosdoshmërinë” e këtij legjislacioni, që përbën provokim në hapsirat detare.

Kina ka deklaruar se nuk do qëndrojë duarkryq përballë provokimeve politico- ligjore të Filipineve për çështjet detare. Ministria e Jashtme kineze deklaroi më 8 nëntor se dy “aktet” shkelin rëndë Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore, ndërlikojnë situatën në Detin e Kinës Jugore dhe shkeljet e veprim provokuese ndërmarrë nga Filipinet në Detin e Kinës Jugore, sipas dy “akteve”, cënojë rëndë sovranitetin territorial të Kinës dhe të drejtat detare në rajon.

Kina do përgjigjet me vendosmëri ndaj këtyre veprimeve, sepse ajo ka sovranitet mbi Nansha Qundao dhe ujërat ngjitur, mbi Zhongsha Qundao, përfshirë Huangyan Dao, dhe ujërat ngjitur, sepse Kina ka të drejta sovrane dhe juridiksion mbi ujërat përkatëse, ndërsa veprimet e paligjshme të Manilës cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin territorial të Kinës dhe të drejtat e saj detare.

 Nga: Dr. Enriko Ceko