Kina i lejon Filipinet të furnizojnë anijen luftarake të paligjshme në Ren'ai Jiao
2024-11-15 17:05:50

Një anije e rojes bregdetare kineze lundron në Detin e Kinës Jugore, 16 maj 2024./Foto nga VCG

Një anije e rojes bregdetare kineze lundron në Detin e Kinës Jugore, 16 maj 2024/Foto nga VCG

Roja Bregdetare e Kinës tha të premten se, me lejen e palës kineze, Filipinet dërguan të enjten një anije civile për të transportuar furnizime në anijen e tyre luftarake të paligjshme në Ren'ai Jiao në Detin e Kinës Jugore.

Roja Bregdetare e Kinës bëri verifikimin dhe mbikëqyri gjithë procesin, tha në një deklaratë zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Kinës Liu Dejun.

Liu i kërkoi palës filipinase të respektojë angazhimet e saj dhe të punojë me Kinën për të mbajtur nën kontroll situatën detare.

"Roja Bregdetare e Kinës do të vazhdojë aktivitetet e mbrojtjes së të drejtave dhe zbatimit të ligjit në Nansha Qundao të Kinës, duke përfshirë Ren'ai Jiao, dhe ujërat përreth," tha zëdhënësi.

Në maj të vitit 1999, Filipinet "ankoruan" anijen e zbarkimit "BRP Sierra Madre (LT-57)" në Ren'ai Jiao. Pala kineze bëri menjëherë demarsh serioz, duke u kërkuar Filipineve ta tërhiqnin menjëherë anijen. Filipinet premtuan vazhdimisht se do ta bënin këtë sa më shpejt që të ishte e mundur. Megjithatë, kanë kaluar 25 vjet dhe anija ende ka mbetur aty.(Xu Guang)