Foto nga VCG
Më 14 nëntor, sipas kohës lokale, Sabrina Singer, Zv/Zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, theksoi në një konferencë të rregullt për shtyp se Shtetet e Bashkuara do të përmbushin premtimin e Presidentit Biden për "sigurimin e 7.1 miliardë dollarëve në mbështetje ushtarake për Ukrainën, përpara përfundimit të mandatit të tij". Singer tha se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së po “rimbush vazhdimisht inventarin e tij” dhe se po “dërgon pako” në Ukrainë çdo javë.
Në lidhje me këtë, disa përdorues të rrjeteve sociale amerikane komentuan: I ashtuquajturi "qëndrim me Ukrainën" i Shteteve të Bashkuara, është në fakt "një qëndrim me kompleksin ushtarako-industrial të SHBA-së". Për aq kohë sa askush nuk ka përfitime nga lufta, as bota nuk do të ketë kurrë paqe!
Sipas raportimeve të mediave amerikane, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Trump ka deklaruar se do t'i japë fund konfliktit Rusi-Ukrainë, përpara se të marrë detyrën.
Qeveria aktuale është e shqetësuar se administrata Trump do të shkurtojë dërgesat e armëve në Ukrainë, në mënyrë që të detyrojë Rusinë dhe Ukrainën të ulen në tryezën e bisedimeve. Prandaj, para përfundimit të mandatit të Bidenit, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të dërguar sa më shumë armë të jetë e mundur në Ukrainë, në mënyrë që t'i japin Ukrainës një avantazh dhe të forcojnë të ashtuquajturin "pozicionin e saj negociues".