Republikanët fitojnë shumicën në Dhomën amerikane të Përfaqësuesve
2024-11-15 18:02:00

Foto nga VCG

Partia Republikane e presidentit të zgjedhur Donald Trump ka mbajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, një javë pasi një fitore e madhe zgjedhore i dha atij një mandat të dytë, shkruan “ATSH”.

Dihej tashmë se republikanët do të kontrollonin Dhomën e Lartë, Senatin, ku demokratët kishin mbajtur më parë një shumicë të vogël nën presidentin në largim Joe Biden.

Duke fituar dhe Dhomën e Përfaqësuesve, Trump pritet të ketë autoritet të gjerë për të çuar përpara axhendën e tij politike, duke përfshirë zbatimin e vijës së ashpër të emigracionit dhe uljen e taksave, pa kundërshtime të mëdha nga demokratët.

Po ashtu, pritet dhe përshpejtim të konfirmimit të zyrtarëve qeveritarë dhe gjyqtarëve, duke hequr një pengesë për të kontrolluar tendencat autoritare të Trump.