Moti i keq në Spanjë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal
2024-11-15 10:35:41

foto VCG

foto VCG

Autoritetet në Spanjën lindore dhe jugore kanë mbyllur shkollat dhe evakuuan banorët, pasi vendi është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm dy javë pas përmbytjeve katastrofike që vranë të paktën 215 persona, shkruan “Panorama”.

Agjencia Shtetërore Meteorologjike, “Aemet”, dha alarme për këto zona dhe lëshoi shkallën më të lartë të paralajmërimit për provincat Tarragona në Katalonjë dhe Málaga në Andaluzi.

Autoritetet andaluziane mbyllën shkollat në provincat e Malagas dhe Granadas dhe gati 3000 persona u evakuuan nga lagjet pranë lumit Guadalhorce.

Shërbimet hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidhin Madridin me Malagën dhe Valencian u pezulluan të mërkurën pasdite.

Aeroporti i Malagaës anuloi një fluturim dhe devijoi pesë të tjerë, ndërsa metroja lokale u mbyll.

Autoritetet në Katalonja u bënë thirrje njerëzve të kenë kujdes maksimal, ndërsa qeveria rajonale e Valencias këshilloi zonat e prekura të mbyllin shkollat dhe të rekomandojnë që njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Ndikimi i shirave mund të jetë i rëndë për shkak të sasive të mëdha të baltës tashmë në tokë dhe gjendjes së komprometuar të sistemit të ujërave të zeza.

Pothuajse 20.000 personel ushtarak dhe oficerë policie janë ende të angazhuar në operacionin e pastrimit në Valencia, i cili ishte rajoni i goditur më rëndë nga përmbytjet dy javë më parë.