Kina bëhet gjithnjë e më tërheqëse për arsimim nga studentët ndërkombëtarë
2024-11-15 12:01:58

foto VCG

Më 23 tetor 2024, në qytetin Nantong të provincës Jiangsu të Kinës Lindore, studentët ndërkombëtarë të Kelogjit Teknologjik Profesional Nantong morën pjesë në festivalin kulturor të studentëve të kolegjit "Bukuria e kostumeve" bënë një foto në grup / foto VCG

Kina është bërë gjithnjë e më tërheqëse për arsimim nga studentët ndërkombëtarë, deklaroi të enjten në një konferencë për shtyp Chen Dali, zyrtar në Ministrinë e Arsimit.

Ai theksoi se Kina ka nënshkruar marrëveshje të njohjes reciproke për diploma me 60 vende dhe rajone dhe studentë nga 195 vende dhe rajone kanë ardhur në Kinë për të studiuar, citon “Xinhua”.

foto VCG

Studentja ndërkombëtare shërbeu si vullnetare e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës në Shangai, më 8 nëntor / foto VCG

Sipas tij, Kina ka krijuar mbi 30 “Workshope Luban” në Azi, Evropë dhe Afrikë dhe ka ofruar trajnim profesional për më shumë se 31.000 persona.

Chen bëri të ditur se Kina po zbaton iniciativën për të ftuar 50.000 të rinj amerikanë për programe shkëmbimi dhe studimi në një hark kohor pesëvjeçar.

Vendi po zbaton gjithashtu një plan për të pritur më shumë se 10.000 studentë francezë në tre vjet dhe për të dyfishuar numrin e shkëmbimeve europiane të të rinjve në Kinë, theksoi Chen.