Dokumentari "Citimet e preferuara të Xi Jinpingut" do të transmetohet në Peru
2024-11-15 03:06:33

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në kuadër të vizitës së Presidentit të Kinës Xi Jinping në Republikën e Perusë, me ftesë të Presidentit të vendit Boruarte, për të marrë pjesë në Takimin e 31-të Jozyrtar të Liderëve të APEK dhe për të bërë një vizitë shtetërore, "Sezoni i tretë (versioni spanjoll) i "Citimet e preferuara të Xi Jinpingut" do të transmetohet në Radio-Televizionin Kombëtar të  Perusë dhe në mediat e tjera peruane.

Dokumentari fokusohet në tema si trashëgimia kulturore, qytetërimi ekologjik, zbutja e varfërisë, shkëmbimet dhe mësimi i ndërsjellë mes qytetërimeve. 

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në të janë përzgjedhur fjalimet origjinale të Presidentit Xi Jinping dhe citimet e tij nga veprat klasike të lashta dhe moderne, për të rafinuar dhe shpjeguar konotacionin e epokës së re, vlerën globale që përmban kultura e gjerë dhe e thellë tradicionale kineze, duke pasqyruar gjallërisht urtësinë politike dhe trashëgiminë e thellë historike dhe kulturore të Presidentit Xi Jinping.  

Më 14 nëntor, El Peruvian, gazeta zyrtare më me ndikim në Peru, komentoi transmetimin e dokumentarit duke theksuar se "Citimet e preferuara të Xi Jinpingut" pasqyron mendjen kulturore të hapur dhe gjithëpërfshirëse të kombit kinez. Gjithashtu shpjegon konceptet kryesore të propozuara nga Presidenti Xi Jinping, për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët të njerëzimit, si edhe planet e Kinës për "çfarë lloj bote të ndërtohet dhe si të ndërtohet ajo".