Foto nga CMG
Pas mbërritjes në Lima, Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i cili ndodhet në vend për Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK dhe për një vizitë shtetërore, mbajti një fjalim me shkrim, ku shprehu gatshmërinë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh.
Në fjalimin e rastit, Presidenti Xi vlerësoi Perunë si një ndër vendet e Amerikës Latine që kanë krijuar më herët marrëdhënie diplomatike me Kinën. Gjithashtu vlerësoi dhe përparimet e lidhjeve dypalëshe në vitet e fundit.
Pritet që gjatë këtij turneu, Kreu i Shtetit të Kinës do të marrë pjesë, së bashku me homologen e Perusë Dina Boluarte, në ceremoninë e funksionimin zyrtar të portit Çankait të ndërtuar nga kompanitë kineze. Partneriteti i gjithanshëm strategjik midis dy vendeve, do të çohet përpara me shtimin e bashkëpunimeve.
Foto nga VCG
Në lidhje me Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK, Presidenti u riangazhua për kontribute të reja në ndërtimin e ekonomisë së hapur të Azi-Paqësorit, rritjen e ekonomisë botërore dhe ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta rajonale.
Prej dhjetë vitesh radhazi, Kina është partnerja më e madhe tregtare dhe destinacioni nr.1 i eksporteve të Perusë. Të dyja vendet po zgjerojnë bashkëpunim në fushat e mineraleve, atë infrastrukturore etj.