Foto nga CMG
Më 14 nëntor, sipas kohës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologia e tij peruane Dina Boluarte do të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të funksionimit të portit Çankai, përmes lidhjes online.
Porti Çankai ndodhet në gjirin me të njëjtin emër, përgjatë bregut të Paqësorit të Amerikës së Jugut, rreth 80 kilometra në veri të Limës, kryeqytet i Perusë. Është një projekt i rëndësishëm i të përbashkët Kinë-Peru gjatë ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë" dhe porti i parë inteligjent në Amerikën e Jugut. Pas përurimit përfundimtar, ai do të bëhet një port i ri kyç në Amerikën Latine drejt Paqësorit.
Foto nga CMG
Faza e parë e projektit të Portit mund të shkurtojë kohën e transportit nga Peruja në Kinë në 23 ditë. Do të kursejë më shumë se 20% të kostove të logjistikës. Do t'i sjellë Perusë 4.5 miliardë dollarë amerikanë të ardhura çdo vit dhe të krijojë më shumë se 8,000 vende pune. Përfundimi i ndërtimit të Portit Çankai do të ndihmojë Perun të gëzojë epërsinë e transportit nga brendësia tokësore deri në det, ndaj detit të Karaibeve dhe Amerikës Lantine, duke nxitur zhvillimin dhe integrimin e përgjithshëm të Amerikës Latine dhe Karaibeve.