
Foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një letër urimi Konferencës Botërore të Gjuhës Kineze të vitit 2024, si edhe uroi Institutin "Konfuci" për 20- vjetorin e themelimit.
Xi Jinping-u vuri në dukje se gjuha është një mjet për komunikimin e mendimeve të njeriut dhe për trashëgimin e qytetërimeve, si edhe një urë për të përmirësuar të kuptuarit. Gjuha kineze përmban urtësinë e qytetërimit mijëravjeçar të kombit kinez dhe është një produkt i rëndësishëm kulturor publik që Kina i ka ofruar botës.
Konferenca Botërore e Gjuhës Kineze e vitit 2024, e organizuar nga Ministria e Arsimit e Kinës, u hap në Pekin po të premten, me temë "Lidhje, integrim, trashëgimi dhe risi". 2000 përfaqësues nga më shumë se 160 vende e rajone morën pjesë në këtë konferencë.(Xu Guang)
