Përfaqësues prej rreth 100 grupeve të mendimit nga mbarë bota janë mbledhur në Nankin të provincës Jiangsu të Kinës Lindore për Dialogun e 2-të të Grupeve të Mendimit të Jugut Global.
Për bashkëpunimin midis grupeve të mendimit, foli për Grupin Mediatik të Kinës, z. Tahir Budagov, i cili është Nënkryetari dhe Drejtori i Zyrës Qendrore të Partisë së Azerbajxhanit të Ri.
Ai tha:“Bashkëpunimi midis grupeve të mendimit ka një domethënie të vecantë, sepse grupet e mendimit do të marrin pjesë në përgatitjen e planit të vendeve të tyre. Në fakt, rezultatet e studimeve të tyre do të pasqyrohen në strategjitë dhe projektet shtetërore. Bashkëpunimi midis grupeve të mendimit do të nxisë së pari, përpjekjet e palëve të ndryshme për të ndërtuar paqen botërore dhe për të përpiluar iniciativat e zhvillimit rajonal. Ky aktivitet është një platformë për diskutimin e problemeve që hasin vendet e Jugut Global, si dhe epërsitë e tyre për të realizuar zhvillimin e mëtejshëm”.
