Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell/VCG
Më 13 nëntor sipas kohës lokale, Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, propozoi pezullimin e dialogut politik midis BE-së dhe Izraelit. Borrell beson se Izraeli dyshohet se ka shkelur të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar në Rripin e Gazës.
Raportohet se Borrell planifikon ta paraqesë zyrtarisht projektligjin në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, që do të mbahet në datën 18 të këtij muaji.
Sipas rregullores së BE-së, pezullimi i dialogut politik kërkon mbështetjen e të gjithë shteteve anëtare. Megjithatë, për shkak të dallimeve serioze brenda BE-së për çështjen e Lindjes së Mesme, mundësia e miratimit të projektligjit është e ulët. Gjermania, Austria, Republika Çeke, Hungaria dhe vende të tjera, e kanë shprehur qartë kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi.