Zëvendëskryeministri kinez bën thirrje për zhvillim cilësor të ndërmarrjeve shtetërore
2024-11-14 17:08:47

Zëvendëskryeministri kinez Zhang Guoqing në një video-konferencë mbi reformën dhe mbikëqyrjen e ndërmarrjeve shtetërore lokale/ foto Xinhua

Zëvendëskryeministri kinez Zhang Guoqing theksoi nevojën për të thelluar reformën e kapitalit dhe ndërmarrjeve shtetërore, për të rritur efikasitetin e mbikëqyrjes mbi kapitalin shtetëror dhe për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të ndërmarrjeve shtetërore.

Në një video-konferencë mbi reformën dhe mbikëqyrjen e ndërmarrjeve shtetërore lokale, Zhang, bëri thirrje për përpjekje për të forcuar, optimizuar dhe zgjeruar kapitalin shtetëror dhe për të përmirësuar konkurrencën thelbësore të ndërmarrjeve shtetërore, citon “Xinhua”.

Qeveritë vendore duhet të trajtojnë çështjet kryesore që kufizojnë zhvillimin me cilësi të lartë të ndërmarrjeve shtetërore, të parandalojnë dhe zgjidhin në mënyrë efektive rreziqet e mundshme, të përforcojnë rolin kryesor që luajnë ndërmarrjet në inovacion dhe të përmirësojnë sistemin e vlerësimit të ndërmarrjeve shtetërore, tha Zhang.

Ai u kërkoi gjithashtu qeverive vendore të promovojnë ndërmarrjet shtetërore për t’i nxjerrë në pah bizneset e tyre kryesore në mënyrë më efektive.