Aleanca e Grupeve të Mendimit të Jugut Global u krijua zyrtarisht në Nankin, kryeqendër e provincës Jiangsu të Kinës Lindore, të enjten gjatë Dialogut të 2-të të Grupeve të Mendimit të Jugut Global.
Ceremonia e themelimit të Aleancës së Grupeve të Mendimit, Nankin, Kinë Lindore,14 nëntor 2024/ CGTN
Aleanca ka marrë tashmë konfirmimin e pjesëmarrjes së mbi 100 instituteve kërkimore nga tregjet dhe vendet në zhvillim, së bashku me universitete dhe institucione kërkimore të shquara kineze si Universiteti Tsinghua, Universiteti Renmin, Akademia Kineze e Shkencave Sociale dhe Grupi i Mendimit i Grupit Mediatik të Kinës(CMG).
Dialogu i Dytë i Grupeve të Mendimit të Jugut Global ka filluar tashmë në qytetin Nanjing të Kinës Lindore.
Veprimtaria me temë "Barazia, hapja dhe bashkëpunimi", ka mbledhur së bashku rreth 400 studiues dhe përfaqësues nga vende të ndryshme. Një nga pikat kryesore ishte prezantimi zyrtar i Aleancës së Grupeve të Mendimit të Jugut Global.
Në Nankin u mbajt një ceremoni inaguruese, për të shënuar themelimin zyrtar të kësaj aleance, një platformë për studiuesit për të shkëmbyer ide dhe njohuri mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen.
Kina ka theksuar se aleanca bazohet në një strukturë anëtarësie vullnetare, pa marrëveshje detyruese.
Për këtë, z. Patrick Herminie, kryetar i organizatës Sejshelleve të Bashkuara dhe ish-kryetar i Asamblesë Kombëtare të Sejshelles.
“Sot bota është njëpolare. Ekziston një nevojë urgjente për të pasur një rend të ri botëror. Një kombinim i BRICS Plus dhe Aleancës së Jugut Global do ta luajë atë rol. Sepse në fund të fundit, shumica dërrmuese e burimeve njerëzore dhe materialeve gjenden në hemisferën jugore ose në atë që ne e quajmë Jugu Global.”
Jin Xin, Drejtor i Zyrës së Kërkimeve në Departamentin Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të PKK, thotë se tubimi në Nankin i ofron anëtarëve një mundësi të vlefshme për t'u njohur me fushat e kërkimit dhe talentin e njëri-tjetrit.
“Grupet e mendimit mund të bashkohen me njëri-tjetrin. Në të ardhmen, ato do të kryejnë hulumtime të përbashkëta dhe do të publikojnë raporte të përbashkëta. Këto raporte nuk do të kufizohen vetëm në bashkëpunimin e Jugut Global, por mund të lidhen edhe me zhvillimin rajonal dhe sinergjinë e strategjive të zhvillimit të këtyre kombeve.”
Aleanca synon gjithashtu të krijojë më shumë platforma rajonale dhe globale për dialogun shkencor.
Gjatë pesë viteve të ardhshme, Kina thotë se do të presë jo më pak se 2000 studiues nga vendet e Jugut Global, për të marrë pjesë në forume dhe diskutime për ndarjen e perspektivave.