Kina do të shtojë solidaritetin dhe bashkëpunimin me vendet e Amerikës Latine
2024-11-14 17:30:13

foto VCG

Selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës / foto VCG

Kina do të vazhdojë të forcojë solidaritetin dhe bashkëpunimin me vendet e Amerikës Latine dhe të krijojë një ndjenjë më të fortë përmbushjeje dhe lumturie për popujt e të dy palëve, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian.

Duke folur për lodrat peruane alpaka, "warmpaca", që janë bërë një nga mallrat më popullore në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) të këtij viti, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha në një konferencë të përditshme për shtypin se mjeshtri peruan Oswaldo Mamani dikur kishte vetëm një punishte njëkatëshe me një shitje vjetore të pak më shumë se 100 produkteve, ndërsa tani kjo punishte ka tre kate dhe qindra zejtarë i janë bashkuar Mamanit.

"Kina dhe Amerika Latine gjatë gjithë kohës u kanë dhënë përparësi projekteve madhore të jetesës në bashkëpunimin e tyre. Lista e historive emocionuese dhe prekëse, si ajo e 'Warmpaca'-s, vijon," theksoi Lin.

Vepra e transmetimit UHV e Belo Monte-s, i cili krijon një "rrugë të shpejtë të energjisë elektrike" që lidh Veriun dhe Jugun e Brazilit, jo vetëm që ka siguruar energjinë e duhur për qendrat industriale atje, por gjithashtu ka zgjidhur problemin e mungesës së energjisë për mbi 22 milionë brazilianë, vuri në dukje Lin.

Kina ka zbatuar gjithashtu një numër të madh projektesh lidhur me jetesën në Amerikën Latine, të cilat kanë sjellë përfitime për banorët vendorë dhe kanë nxitur zhvillimin ekonomik, shtoi ai. (Çang Çuo)