Ministri turk: Izraeli mund të jetë kërcënim i drejtpërdrejt për vendin
2024-11-14 12:00:42

Foto nga VCG

Izraeli mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, duke nënvizuar prioritetin e Turqisë për të ruajtur paqen në vend.

Ministri tha se Turqia është gjithmonë në gatishmëri dhe shtoi se forcat e sigurisë së vendit po bëjnë plane të detajuara për çdo kërcënim të mundshëm, shkruan “Panorama”.

Lidhur me rrezikun e një lufte të tretë botërore, ministri Güler tha: “Ajo mund të shpërthejë në çdo kohë. Por sigurisht, ne nuk duam të shpërthejë. Por ne gjithmonë duhet të jemi gati për çdo gjë. Sepse ne jemi përgjegjës për sigurinë e Republikës së Turqisë dhe të kombit të saj. Do të përdorim çdo mundësi dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi”,- tha ministri turk në një intervistë për mediat vendase.