Nisin reshjet, Emergjencat Civile thirrje bashkive të marrin masa
2024-11-14 16:47:36

Qytet në shi (Foto ATSH)
Drejtoria e përgjithshme e Emergjencave Civile u ka dërguar një mesazh të gjitha bashkive, duke iu kërkuar të marrin masa paraprake, para nisjes së reshjeve të shiut.
“Në datat 14, 15 dhe 16 parashikohet se do të ketë reshje me intensitet mesatar. Merrni masat sipas detyrave që mbuloni”,- shkruhet në mesazh, citon “ATSH”.
Konkretisht, bashkive u kërkohet të kontrollojnë sistemet e kullimit të ujërave dhe kolektorëve të shkarkimit për të parandaluar përmbytjet.
Në qytete, kërkohet të kontrollohen pusetat dhe të pastrohen nga mbeturinat.
Lajmet Kryesore
