Çfarë ofron Jugu Global? Më pak varësi, më shumë diversitet!
2024-11-14 22:37:59

Përfaqësues nga gati 100 grupe të mendimit nga mbarë bota, janë mbledhur në Nankin, në provincën Jiangsu të Kinës Lindore për Dialogun e Dytë të Grupeve të Mendimit të Jugut Global.

Z. Keron Niles nga Universiteti i Indisë Perëndimore shtjelloi mendimin e tij për rëndësinë e bashkimit të Jugut Global, në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës.

Sipas tij, Jugu Global po punon për të diversifikuar eksportet dhe për të zvogëluar varësinë e tij nga vende specifike, si Shtetet e Bashkuara, përmes solidaritetit dhe bashkëpunimit. Politikat tarifore të Shteteve të Bashkuara, partneri më i madh tregtar i Trinidadit dhe Tobagos, janë shkak për shqetësim. Duhet të kërkojmë një zgjidhje në mënyrë aktive, për të përmirësuar bashkëpunimin tregtar me partnerët në Jugun Global për të ardhmen.