Më shumë se 90.000 artefakte guri neolitike zbulohen në verilindje të Kinës
2024-11-14 14:42:48

Xinhua

Chinanews.com

Mbi 90.000 artefakte guri, që datojnë në periudhën neolitike më shumë se 5000 vjet më parë, janë zbuluar në provincën verilindore të Kinës, Heilongjiang, sipas burimeve lokale.

Artefaktet u zbuluan në vendin e relikteve të shpellës Shiren, që ndodhet në lindje të fshatit Shihe në qytetin Hailin.

Li Youqian, kreu i ekipit arkeologjik, tha për “Xinhua” se artikujt prej guri të gjetura në vend kanë një vlerë të madhe për studimin e tranzicionit nga epoka paleolitike në epokën neolitike, si dhe zhvillimin e shoqërisë parahistorike në Kinën verilindore.

“Ky gërmim arkeologjik ofron shumë të dhëna për studimin e teknologjisë së gurit, prodhimit dhe jetës së njerëzve të lashtë në periudha të ndryshme të zonës, gjë që ka një rëndësi të madhe për të kuptuar më mirë origjinën njerëzore dhe migrimin, si dhe ofron dëshmi të rëndësishme për studimin e origjinës së qytetërimit kinez”,- tha Li.