
Turistë (Foto ATSH)
Turizmi vazhdon të shënojë shifra rekord në Shqipëri, duke e kthyer në një atraksion absolut për të huajt. Mbi 1.2 milionë turistë kanë vizituar sitet kulturore të shpërndara në të gjithë vendin, sipas kryeministrit Edi Rama.
“Turistët vijojnë edhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore, të cilat përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur 1.229.195 vizitorë”, - bëri të ditur kryeministri Rama në postimin e tij në “Facebook”.
Trashëgimia kulturore dhe historike në Shqipëri tërheq të huajt, numri i të cilëve është shtuar ndjeshëm, shkruan “ATSH”.
Ndërkaq, janë rreth 500 objekte të restauruara e mirëmbajtura, nga të cilat 210 objekte restauruar me buxhet shteti dhe donatorë, 190 objekte mirëmbajtur me buxhet shteti, 99 objekte private trashëgimie kulturore përfituese nga buxheti i shtetit nga bonusi i rijetëzimit, investime që kanë kontribuar në rritjen e turizmit kulturor.
