Kancelari gjerman Olaf Scholz/VCG
Gjermania do të shkojë në zgjedhje më 23 shkurt, pas rënies së koalicionit të qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz.
Udhëheqësit parlamentarë nga partitë më të mëdha politike të vendit, socialdemokratët (SPD) e Scholz dhe Unioni Kristiandemokrat konservator (CDU), arritën një marrëveshje të martën, thanë burime nga të dyja palët për mediet gjermane, citon “ATSH”.
Vendimi vjen pas një jave polemikash, pasi Scholz shkarkoi ministrin e Financave, Christian Lindner, nga Demokratët e Lirë (FDP) pro biznesit, duke e bërë partinë të tërhiqet nga koalicioni trepalësh.
Largimi i FDP-së e la Scholz pa një shumicë në Bundestag.
Për mbajtjen e zgjedhjeve, kancelari gjerman pritet të thërrasë votëbesimin në Bundestag më 16 dhjetor.