Studimi: Përdorimi i mediave sociale mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit
2024-11-13 17:56:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përdorimi i mediave sociale mund të ndihmojë në parandalimin ose reduktimin e simptomave të depresionit te njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar, sipas një studimi kinez të botuar në revistën ndërkombëtare “Translational Psychiatry”.

Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Qi Yanling nga Universiteti Nankai në Tianjin, analizuan të dhënat e studimit, që  fokusohet te banorët kinezë të moshës 45 vjeç e lart.

Në një studim të kryer në vitin 2018 dhe përsëri në 2020, studiuesit shqyrtuan marrëdhënien midis përdorimit të mediave sociale dhe simptomave të depresionit. Ata testuan lidhjet midis aktiviteteve bazë të mediave sociale të 9,121 të anketuarve që nuk raportuan simptoma depresive në vitin 2018 dhe aktiviteteve të mediave sociale dhe simptomave depresive që raportuan gjatë dy viteve që pasuan.

Gjatë së njëjtës periudhë, ata vlerësuan gjithashtu nëse përdorimi i mediave sociale, duke përfshirë përdorimin e platformave të bisedës në internet, lojrave dhe blerjeve, mund të ndihmonte në zbutjen e simptomave të depresionit midis 5302 individëve të anketuar që raportuan simptoma të tilla në vitin 2018.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në mesin e të anketuarve që fillimisht nuk raportuan simptoma të depresionit, përfshirja në aktivitetet e mediave sociale u shoqërua me një gjasë 24 për qind më të ulët për të zhvilluar simptoma të tilla, shkruan “Xinhua”.

Ndër të anketuarit që kishin raportuar simptoma në vitin 2018, ata që u angazhuan në tre ose më shumë nga shtatë aktivitetet e matura të mediave sociale mbi periudha dyvjeçare kishin 1.24 herë më shumë gjasa për t'u rikthyer në një gjendje jo-depresive në krahasim me ata që nuk përdornin mediat sociale. Për më tepër, individët që ishin vazhdimisht aktivë në mediat sociale, duke u angazhuar në aktivitete të mediave sociale më 2018-n dhe 2020-n, kishin 1.36 herë më shumë gjasa të përjetonin një ndryshim pozitiv.

Qi vëren se për shkak të plakjes së shpejtë të shoqërisë kineze, problemi i depresionit te të moshuarit do të bëhet më i spikatur. Ajo sugjeron që një vëmendje e veçantë duhet t'iu kushtohet grupeve vulnerabël, veçanërisht të moshuarve, grave dhe banorëve me të ardhura të ulëta.

Ajo mbron masa parandaluese dhe kontrolluese me kosto efektive, të tilla si telefonat celularë të subvencionuar dhe të dhënat celulare për të moshuarit dhe qarkullimi i përmbajtjes së edukimit shëndetësor të lidhur me depresionin në mediat sociale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Statistikat zyrtare tregojnë se 297 milionë kinezë ishin të moshës 60 vjeç e lart në vitin 2023, duke përbërë 21.1 për qind të popullsisë totale. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, shkalla e prevalencës së depresionit në Kinë ishte 2.1 për qind në vitin 2019 dhe ajo e çrregullimeve të ankthit ishte 4.98 për qind.