Kinës kryeson renditjen botërore për kapacitetin e përgjithshëm të prodhimit të energjisë bërthamore
2024-11-13 20:18:19

Foto nga VCG

Kina renditet e para në botë për kapacitetin total të prodhimit të energjisë bërthamore, duke përfshirë njësitë në funksionim, ato në ndërtim dhe njësitë zyrtarisht të miratuara, sipas Shoqërisë Kërkimore të Energjisë së Kinës (CERS).

Kina ka 58.08 milionë kilovat njësi të energjisë bërthamore në funksion dhe 55.05 milionë kilovat zyrtarisht të miratuara ose në ndërtim e sipër, duke e bërë kapacitetin e saj total më të lartin në botë, deklaroi Shi Yubo, President i CERS, gjatë Konferencës së Tretë të Zhvillimit të Cilësisë së Lartë të Energjisë Bërthamore të Kinës, në Shenzhen, Guangdong të Kinës jugore, e cila u mbajt këtë javë, nga e hëna deri të mërkurën. (Çang Çuo)