Xi kërkon përpjekje të gjithanshme për të trajtuar të lënduarit në aksidentin e rëndë të shkeljes me makinë
2024-11-13 12:05:47

Foto nga VCG

 Qytetarët vendosin tufë lule në kujtim të viktimave në ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e së hënës, Zhuhai, provincë Guangdong, Kinë Jugore, 12 nëntor 2024/VCG

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar përpjekje të gjithanshme për të trajtuar të lënduarit nga ngjarja e shkeljes me makinë të hënën në qytetin Zhuhai të provincës Guangdong të Kinës Jugore.

Në një udhëzim të tij, Xi kërkoi që autori të dënohej ashpër sipas ligjit.

Ngjarja ndodhi në një qendër sportive në Zhuhai dhe prej saj 35 veta humbën jetën e 43 të tjerë u plagosën rëndë.

Xi u kërkoi të gjitha organeve të pushtetit vendor dhe autoriteteve përkatëse të nxjerrin mësime nga ky rast dhe të forcojnë parandalimin dhe kontrollin e rreziqeve që në burim.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në kohë, parandalimin e shfaqjes së rasteve ekstreme dhe bërjen e përpjekjeve maksimale për të ruajtur sigurinë e jetës së njerëzve dhe qëndrueshmërinë shoqërore.

Kryeministri kinez Li Qiang ka dhënë gjithashtu udhëzime për trajtimin e duhur të pasojave të kësaj ngjarjeje, hetimin e shpejtë të rastit dhe ndëshkimin e rëndë të autorit në përputhje me ligjin. Ai kërkoi edhe përpjekje të koordinuara për parandalimin dhe kontrollin e rreziqeve, për të siguruar qëndrueshmërinë shoqërore.

Autoritetet qendrore kineze kanë dërguar një ekip për të mbikëqyrur trajtimin e rastit.