Ministrja holandeze (Foto Atsh)
Holanda synon të fillojë kontrollet kufitare të paralajmëruara më parë, duke nisur nga 9 dhjetori.
Ministrja për Azilin dhe Emigracionin, Marjolein Faber, deklaroi se Policia Kufitare do të vendosë ekipe të lëvizshme për të luftuar emigracionin ilegal dhe kontrabandën e emigrantëve. Sipas saj, trafiku kufitar privat dhe transporti me kamionë duhet të ndërpriten sa më pak të jetë e mundur, shkruan “ATSH”.
Ministrja theksoi se kontrollet supozohet të zgjasin fillimisht për gjashtë muaj.
Më parë ato ishin planifikuar të fillonin në nëntor.
Komunat kufitare kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kontrolleve.
Sipas tyre, ky është një zhvillim i dëmshëm dhe një zgjidhje e rreme.
Ato gjithashtu bënë të ditur se kontrollet kufitare gjermane shkaktojnë rregullisht bllokime trafiku dhe madje edhe aksidente.
Kompanitë e transportit ankohen për rritje të kostove për shkak të vonesave.
Kontrollet kufitare janë pjesë e planeve të qeverisë holandeze për të shtrënguar ligjet e azilit. Kjo u ra dakord nga katër fraksionet qeverisëse, duke përfshirë partinë e ekstremit të djathtë të populistit Geert Wilders.
Qeveria synon gjithashtu të caktojë pjesë të Sirisë si zona të sigurta dhe të kthejë refugjatët atje.
Individët pa status azili duhet të deportohen më shpejt dhe refugjatët me leje qëndrimi duhet të strehohen në akomodime modeste.
Parlamenti holandez ende duhet të votojë mbi këto plane,