
Ministrja Bora Muzhaqi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako (Foto ATSH)
Tashmë të rinjtë e qytetit të Durrësit kanë një hapësirë të dedikuar posaçërisht për ta.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, morën pjesë në çeljen e Qendrës Rinore Multifunksionale, një vend ku rreth 73 mijë të rinj mund të zhvillojnë, krijojnë dhe ndajnë pasionet e tyre, shkruan “ATSH”.
Ky investim është projektuar për të qenë një hapësirë gjithëpërfshirëse, ku të rinjtë mund të shprehin potencialin e tyre në aktivitete rinore, ekspozita arti, kulture dhe tradite.
Qendra është ndërtuar me infrastrukturë për t’u siguruar që të rinjtë me aftësi të kufizuara të ndihen të mirëpritur dhe të kenë akses të plotë.
Menaxhimi dhe zhvillimi i aktiviteteve do të realizohet nga organizata “World Vision”, me mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë dhe bashkisë për rininë e këtij qyteti.
