Kthehen në Itali 7 emigrantët e vendosur në Gjadër
2024-11-13 17:46:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

7 emigrantët të cilët ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë mbërritën në Brindizi, Itali, me anijen e rojës bregdetare “Visalli”.

Grupi i dytë i emigrantëve zbarkoi në Shëngjin 4 ditë më parë. Por të hënën e 11 nëntorit, Gjykata e Romës, seksioni i emigracionit, vendosi të pezullojë vendimin për ndalimin e tyre dhe çështjen t’ia kalojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë, bën të ditur “RTSH”.

Qeveria italiane më 21 tetor miratoi një dekret ligjor për të rishikuar listën e vendeve të sigurta.  

Pas shpëtimit të tyre në det, emigrantët i nënshtrohen një kontrolli paraprak dhe vetëm ata që përmbushin kushtet paraprake, që duhet të jenë vetëm burra, jovulnerabël dhe të vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit europian, do të dërgohen në qendrat e pritjes në Shqipëri.