Pjesa kontinentale e Kinës: Konsultimi mes dy brigjeve të Ngushticës është i mundur me njohjen e 'konsensusit të 1992'
2024-11-13 20:22:32

Foto nga CMG

Konsultimet midis Shoqatës së Pjesës Kontinentale të Kinës për Marrëdhëniet Përgjatë Ngushticave të Tajvanit (ARATS) dhe Fondacionit të Shkëmbimit të Ngushticave të Tajvanit (SEF) mund të rifillojnë, nëse autoritetet e Tajvanit pranojnë Konsensusin e vitit 1992, i cili mbështet parimin e një Kine, tha të mërkurën një zëdhënëse e pjesës kontinentale.

Duke folur në një konference të rregullt për shtyp, Zhu Fenglian, zëdhënëse e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit në Këshillin e Shtetit, ia atribuoi ngërçin e vazhdueshëm politik në lidhjet mes dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit, aderimit kokëfortë të autoriteteve të Partisë Demokratike Progresive(DPP), ndaj pozicionit separatist të "pavarësisë së Tajvanit" që nga viti 2016.

Ajo akuzoi autoritetet e DPP për shtrembërim dhe madje refuzim të konsensusit të vitit 1992, duke minuar kështu themelet për një zhvillim paqësor të marrëdhënieve ndërmjet ngushticave dhe për konsultimet dhe shkëmbimet midis ARATS dhe SEF.

Zhu i bëri deklaratat në përgjigje të vërejtjeve të fundit nga Frank Wu, kryetari i ri i SEF, lidhur me marrëdhëniet me ngushticat.

Në vitin 1945 populli kinez fitoi Luftën e Rezistencës Kundër Agresionit Japonez. Si rezultat, Tajvani u çlirua nga sundimi kolonial japonez dhe u kthye në atdhe.

Pas vitit 1949, për shkak të vazhdimit të luftës civile në Kinë dhe ndërhyrjeve të forcave të jashtme, të dy anët e Ngushticës së Tajvanit hynë në një gjendje të zgjatur konfrontimi politik.

Gjithsesi, tha Zhu, Tajvani mbetet një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës - fakt që nuk ka ndryshuar kurrë dhe nuk mund të ndryshohet. "Ky nuk është vetëm një fakt historik dhe bazë ligjore, por edhe një statuskuo," tha ajo. (Çang Çuo)