< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Ëndrra e suksesit i jep artistit një vizion unik
2024-11-12 10:31:52

Foto nga China Daily

Foto nga China Daily

Makinat elegante të cilësisë së mirë, lulet e shndritshme, kullotat e gjera, liqenet vezulluese, malet e larta, ylberët dhe balonat me ajër të nxehtë kanë një lidhje të thellë në punimet e artistit Zhang Chi, “Dream”, të paraqitura në një ekspozitë që zgjat deri më 16 dhjetor.

Kjo është ekspozita e parë që shënon hapjen e “Town Art Space” në kompleksin tregtar të “Outlets Town” në rrethin Chaoyang të Pekinit. Përshkrimet e gjalla të Zhang dhe përdorimi i guximshëm, por delikat, i ngjyrave u japin vizitorëve një vështrim të gjallë të botës së brendshme të artistit.

“Frymëzimi vjen nga ëndrrat e mia, të këqija, të mira dhe surreale”,- thotë Zhang.

Një stilist aktiv ndërkombëtar i modës, punimet e Zhang janë favorizuar nga shumë të famshëm dhe janë një pikë kryesore në ngjarjet e tapetit të kuq brenda dhe jashtë vendit.

Përvojat e tij në modë dhe kulturën popullore i kanë dhënë formë gjuhës së tij të veçantë të pikturës, veçanërisht e dukshme në seksionin Epoka e Artë, i cili përbëhet nga 50 vepra që iu deshën rreth një dekadë për të përfunduar.

“Në këtë epokë shpërthyese informacioni, arti duhet gjithashtu t'i nënshtrohet përditësimeve të shpejta. Jeta është e shkurtër, por unë kam shumë ide, të cilat mund të shprehen më mirë përmes teknologjisë së re”,- shpjegon Zhang.

Për krijimin e “Dream” është përdorur teknologji inovative.

“M’u desh të kaloja një kohë të konsiderueshme duke u angazhuar në dialog me inteligjencën artificiale, ashtu siç bëj me asistentin tim”, thotë ai.

Ndryshe nga procesi i mundimshëm i krijimit të pikturuar me dorë të Epokës së Artë, për “Dream” u aplikua inteligjenca artificiale, për të cilën u deshën 100 ditë për t'u dorëzuar. Puna më e gjatë për realizimin e seksionit “Dream” përmban një makinë të vjetër të mbështjellë nga një oktapod.

“E zgjodha atë nga opsionet e shumta, duke marrë parasysh gjithçka, nga ngjyra e makinës deri te tentakulat e oktapodit. Është një ëndërr e paralizës së gjumit që të mbështjell në një mënyrë të caktuar. Megjithatë, iu afrova me një koncept pozitiv për transformimin e asaj që mund të konsiderohet një makth, duke u siguruar që të mbetet si ëndërr në një mënyrë të mirë”,- thotë ai.

Një nga të preferuarat e tij përmban një makinë “vintage” të mbuluar përpara nga tortë me krem e luleshtrydhe.

Në pikturë, Zhang paraqiti veten të ulur në një makinë të ngritur nga balona me ajër të nxehtë, duke u zhvendosur nga një sfond i errët në muzg, me tokat bujqësore poshtë.

“Kontrasti i sfondit tërësisht të zi dhe muzgut përfaqëson kalimin nga një ëndërr në një botë fantastike. Është pjesë e dëshirës sime për të shprehur sa më shumë mundësitë e përvojës njerëzore”,- thotë ai.

Artisti thekson se “Dream” pasqyron qëndrimin e tij të gjallë dhe eksperimental dhe shpreson se mund të angazhojë audiencën në tregime që ndezin më shumë reflektime mbi ëndrrat dhe përvojën njerëzore.

Bai Yao, i cili u angazhua për mbarëvajtjen e ekspozitës, thotë se pikturat e Zhang ngjallin meditim, duke i lejuar shikuesit të eksplorojnë botët e tyre të brendshme ndërsa lidhen me temat universale të bukurisë, luftës dhe kërkimit të lumturisë.

“Në çdo pjesë, ai bashkon me mjeshtëri elementet e natyrës, emocionit dhe kujtesës, duke krijuar një simfoni vizuale që mbetet në mendjen e shikuesit”,- shton ai.

“Town Art Space” ishte një qendër multimediale e papërdorur në zonë dhe Bai punoi me administratën e zonës për ta ripërdorur atë.

“Ishte një kat i hapur me çati me majë të stilit europian. Ngrita mure për ta kthyer në një zonë të vogël ekspozite që funksionon edhe si galeri dhe dyqan arti, duke qenë i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme në të ardhmen”,- tha Bai.

Më shumë vepra nga artistë të tjerë do të prezantohen në hapësirë, duke përfshirë një ekspozitë të artit me bojë të planifikuar menjëherë pas Zhang-ut, sipas Bai.

Hapësira është një përpjekje për të vazhduar eksplorimin e mundësive dhe diversitetit të prezantimit artistik në një zonë publike urbane.

“Kjo strukturë do të evoluojë në një hapësirë arti shumëfunksionale dhe hibride. Vizitorët mund të vlerësojnë nga afër veprat origjinale të artistëve bashkëkohorë dhe të blejnë derivate të ndryshme arti dhe produkte dizajni, si dhe të shikojnë dhe të marrin pjesë në shumë ekspozita dhe aktivitete arti”,- thotë Bai.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree