Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 7 për qind në tetor
2024-11-12 10:58:16

Foto nga VCG

Një panair i makinave në qytetin Kunming, provincë Yunnan, Kinë Jugperëndimore, nëntor 2024/VCG

Shitjet e makinave në Kinë u rritën 7 për qind në baza vjetore në 3.05 milionë njësi në tetor.

Të dhënat u publikuan nga Shoqata e Prodhuesve të Automobilave në Kinë, njofton “Xinhua”.

Në 10 muajt e parë të vitit, shitjet e makinave tejkaluan 24.6 milionë njësi, me një rritje prej 2.7 për qind në baza vjetore.