E-Albania së shpejti me version komunikimi zanor dhe vizual në gjuhën shqipe
2024-11-12 10:53:36

e-Albania (Foto Oranews)

e-Albania (Foto Oranews)

Përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit morën pjesë në konferencën e organizuar nga Akademia e Shkencave për Inteligjencën Artificiale, në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, AKSHI bëri të ditur se objektivat kryesorë janë një administratë më efikase dhe shërbime më të avancuara për qytetarët.

Asistenti Virtual e-Albania, brenda 1 viti, iu është përgjigjur në kohë reale 1 milion pyetjeve të përdoruesve të portalit.

AKSHI njofton se së shpejti në versionin 2.0, do të ketë komunikim zanor dhe vizual në gjuhën shqipe, shkruan “ATSH”.

Për sektorin e arsimit, financave, integrimit, prokurimeve po shfrytëzohet fuqia e inteligjencës artificiale për të sjellë ndryshime të jashtëzakonshme cilësore.

“Me bazën e nevojshme ligjore për ta përdorur inteligjencën artificiale në përputhje me rregullat e BE-së, Shqipëria është e vendosur për t’u pozicionuar si lider në rajon në fushën e dixhitalizimit”,- thuhet në postimin e AKSHI-it në rrjete sociale.