Heilongjiang nis përgatitjet për Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike
2024-11-12 11:34:05

Foto nga VCG

Gati 100 ditë para Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike, provinca mikpritëse kineze Heilongjiang ka zbuluar planin e saj për sezonin e akullit dhe borës të këtij viti dhe ka njoftuar përgatitjet për pritje më të mirë të vizitorëve ndërkombëtarë, shkruan “Xinhua”.

Lojërat janë planifikuar të mbahen nga 7 deri më 14 shkurt 2025, në Harbin, kryeqendra e Heilongjiang.

Heilongjiang startoi një nismë 100-ditore të turizmit dimëror, duke synuar të vendoset si një destinacion turistik i klasit botëror për akullin dhe dëborën.

Provinca ka ngritur 1391 makineri POS që pranojnë karta bankare të huaja, 70 pika këmbimi valutor dhe ATM në hotele mbi nivelin me tre yje dhe atraksione turistike mbi nivelin 4A, për të siguruar lehtësinë e pagesës për turistët.

Ndërkohë, pikat kryesore piktoreske në provincë po ofrojnë mundësi rezervinu edhe në gjuhë të huaj.

Zonat piktoreske kanë përgatitur tabela shumëgjuhëshe dhe kanë inkurajuar stafin turistik dhe të shërbimit për të përmirësuar aftësitë e tyre në gjuhën e huaj.

Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike, të cilat pritet të kenë pjesëmarrje rekord, me mbi 1500 atletë nga 34 vende dhe rajone të regjistruar deri më tani, janë parë nga Heilongjiang si një nxitës i rëndësishëm për të shpalosur më tej potencialin ekonomik të akullit dhe dëborës.