Kreditimi (Foto Oranews)
Rritja vjetore e kredisë regjistroi nivelin 16.8% në tremujorin e tretë, duke shënuar dhe nivelin më të lartë të më shumë se një dekadë, shkruan “ATSH”.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se ambienti pozitiv ekonomik e financiar, si dhe përqasja pozitive e bankave ndaj klientëve, ka sjellë një rritje të shpejtë të kredisë gjatë vitit 2024.
Kreditimi vijon të jetë i orientuar drejt plotësimit të nevojave të bizneseve për investime dhe të individëve për blerje banesash.
Sipas Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme vijon të qëndrojë pranë niveleve minimale të më shumë se një dekade, duke ilustruar një cilësi të mirë e të qëndrueshme të saj.
Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e kreditimit është një nga indikatorët që mbështet trajektoren pozitive te ekonomisë, teksa në prognozën e saj parashikon rritje të mëtejshme të qëndrueshme të aktivitetit ekonomik, shoqëruar me rritje të punësimit.