
Foto nga VCG
Presidenti i Kinës Xi Jinping do të udhëtojë në Peru për të marrë pjesë në Takimin e 31-të Jozyrtar të Liderëve të APEK.
Kjo është një vizitë e rëndësishme diplomatike e Kryetarit të Shtetit të Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit, që tregon se Kina i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit ekonomik të këtij rajoni.
APEK është një mekanizëm bashkëpunimi ekonomik i nivelit më të lartë, me një sferë të gjerë dhe ndikime të mëdha në rajonin e Azi-Paqësorit.
Që nga krijimi i mekanizmit të takimit të liderëve në një periudhë të caktuar, APEK gjithmonë është gjendur në vijën e parë të hapjes dhe zhvillimit global, duke nxitur fuqimisht liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve rajonale, zhvillimin ekonomiko - teknik dhe qarkullimin e të mirave materiale dhe njerëzve, ç'ka njihet si mrekullia e Azi-Paqësorit.
Kryetari Xi ka vlerësuar rëndësinë e kësaj organizate rajonale duke thënë:“Lindja dhe zhvillimi i mekanizmit APEK, përshtatet me prirjen e historisë për hapje dhe integrim. Përshtatet me dëshirën e fortë të Azi-Paqësorit për zhvillim. Përshtatet me kërkesat e përbashkëta të popujve për përballimin e sfidave. Hapja dhe bashkëpunimi në Azi-Paqësor, jo vetëm sjell gjallëri për Paqësorin, por edhe stimulon ekonominë botërore.”
Në vitin 2014, kur Kina u bë vendi mikpritës i takimit vjetor të APEK, Kryetari Xi shtjelloi thellësisht që Azi-Paqësori po përballet me zgjedhje të rëndësishme:
“E ardhmja e Azi-Paqësorit ndodhet në një udhëkryq; mes drejtimit të vazhdimësisë së botës dhe krijimit të një të ardhme më të mirë, apo ngadalësimit të zhvillimit dhe mbikalimit nga të tjerët. Mes thellimit të procesit të integrimit apo ngecjes në një vorbull ndarjeje. Mes praktikimit të konceptit të hapjes e gjithëpërfshirjes dhe krijimit të shekullit të Azi-Paqësorit, apo mbetjes ende në të kaluarën, edhe pse trupi është futur në shekullin e 21-të”

Foto nga Xinhua
Në fjalimin e tij, Xi u shpreh që zhvillimi i Azi-Paqësorit varet nga vendimet dhe veprimet e sotme. "Duhet të ndërtojmë së bashku një partneritet të bazuar në besimin reciprok, gjithpërfshirjen, bashkëpunimin dhe përfitimet e përbashkëta. Duhet të ndërtojmë një situatë ekonomike drejt hapjes. Duhet të eksplorojmë pandërprerë fuqinë e re të rritjes ekonomike dhe të përpilojmë me zemër të plotë e në mënyrë të gjithanshme një hartë me ndërlidhje."
Në nëntor të vitit 2023 u zhvillua Takimi i 30-të i Liderëve të APEK. Lidhur me faktin se si të ndërtohet një tjetër“30 vjeçar i artë”për zhvillimin e Azi-Paqësorit, Kryetari Xi gjatë takimit paraqiti projektin kinez: Këmbëngulje në zhvillimet inovative, këmbëngulje në hapje, këmbëngulje në zhvillimin e gjelbër dhe këmbëngulje në përfitimet e përbashkëta.
Ai theksoi veçanërisht që hapja dhe gjithëpërfshirja është melodia kryesore e bashkëpunimit të Azi-Paqësorit. Zhvillimi i këtij rajoni varet nga hapja, gjithëpërfshirja, përplotësimi i disavantazheve me epërsi ndaj të tjerëve dhe ndërlidhja mes palëve.
Ditët e fundit, kur Ministria e Jashtme njoftoi pjesëmarrjen e Kryetarit Xi në takimin e APEK, Zëdhënësja Mao Ning deklaroi që Xi do të mbajë një fjalim në këtë takim, për të prezantuar masa të rëndësishme lidhur me thellimin e reformës dhe hapjes dhe për të shtjelluar politikat e Kinës lidhur me nxitjen e bashkëpunimit të Azi-Paqësorit.

Foto nga VCG
“Kina është e gatshme të përpiqet me të gjitha palët, për të zbatuar në mënyrë të gjithanshme dhe të balancuar Vizionin e Putrajayas 2040 të APEK, të nxisë këtë takim për të marrë arritje pozitive, të injektojë një gjallëri të re në integrimin ekonomik rajonal dhe rritjen ekonomike të Azi-Paqësorit e botës, si edhe të ndërtojë komunitetin me të ardhme të përbashkët të Azi-Paqësorit” tha zëdhënësja kineze. (Jiang Lei)
