
Foto nga VCG
Një linjë e re ajrore që lidh Aeroportin Ndërkombëtar Daxing të Pekinit dhe Singaporin startoi të hënën, duke shënuar shtim të operacioneve të “Singapore Airlines” në të dy aeroportet kryesore në kryeqytetin e Kinës, njofton “Xinhua”.
Shërbimi i pasagjerëve operohet duke përdorur avionë Boeing 787-10, me një fluturim vajtje-ardhje të planifikuar çdo ditë.
Sipas “Singapore Airlines”, numri i përgjithshëm i fluturimeve javore të pasagjerëve të kompanisë në linjën Pekin-Singapore është rritur në 28.
Dai Haoyu, ushtrues detyre i zëvendëspresidentit të lartë të planifikimit të marketingut në kompani, tha se rritja e tregut kinez parashikohet të jetë një pikë kryesore në vëllimin global të pasagjerëve të aviacionit gjatë 10 deri në 20 vitet e ardhshme, duke e cilësuar Kinën si një treg vendimtar dhe strategjik.
Sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, vendi pritet të ketë udhëtime rekord të pasagjerëve ajror në vitin 2024, duke arritur në 700 milionë këtë vit. Transporti i Aviacionit Civil të Kinës është renditur i dyti në botë për 19 vjet rresht dhe kontributi i tij në rritjen e aviacionit global ka tejkaluar 20 për qind.
