Foto nga VCG
Kryeministri i Kinës Li Qiang nënshkroi një dekret të Këshillit të Shtetit, lidhur me masat e rishikuara për ditët zyrtare të pushimeve, duke zgjatur festat publike me dy ditë.
Pushimet e Festivalit të Pranverës do të zgjaten nga tre ditë në katër, me shtimin e Vitit të Ri Hënor Kinez. Ndërkohë pushimet e Festës së 1 Majit do të zgjaten nga një ditë në dy, me shtimin e datës 2 maj.
Foto nga VCG
Pushimet zyrtare mund të organizohen në kombinim me fundjavat ose me pushimet vjetore të paguara, për të patur periudha më të gjata pushimi. Me përjashtim të rasteve të rralla, ditët e punës rreth festave kombëtare, në përgjithësi nuk do të kalojnë gjashtë ditë rresht.
Foto nga VCG
Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2025, njoftoi Këshilli i Shtetit në një deklaratë.