Më 10 nëntor u mbyll Panairi i 45-të Amerikan i Filmit. Në këtë aktivitet filmat kineze patën një paraqitje tërheqëse.
Gjatë aktivitetit, Kompania e Prodhimeve Kinematografike pranë Grupit të Filmave të Kinës ngriti pavionin e përbashkët të filmave kinezë, ku u përmblodhën veprat cilësore të 55 institucioneve filmike, duke prezantuar arritjet e fundit të sektorit kinematografik të Kinës dhe duke injektuar një gjallëri të re në tregun ndërkombëtar të filmit.
Fu Ruoqing, President i Grupit të Filmave të Kinës, u shpreh në një intervistë për CMG që me ngritjen e ndikimit të Kinës në botë, veprat filmike kineze po shpërndahen në tregun ndërkombëtar, duke shfaqur vetëbesim kulturor.
Gjatë aktivitetit, gjashtë kompani kryesore kinematografike amerikane si 20 Century Fox, Warnar Brother, Universal, Sony, Disney dhe Paramount shfaqën interes për publikimin e filmave kineze dhe zhvilluan bisedime aktive për bashkëpunime. Kjo flet për njohjen e tregut ndërkombëtar të filmit ndaj cilësisë së kinematografisë kineze.
Sipas Fu Ruoqing, përmes filmave populli kinez dhe ai amerikan mund të kuptojnë njëri-tjetrin. Në të ardhmen kineastët kinezë do të prodhojnë më shumë filma që pasqyrojnë kulturën dhe vlerat kineze, në mënyrë që populli amerikan të shohë një Kinë të vërtetë. CMG, si një media kryesore, ka shfrytëzuar avantazhin e vet mediatik duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit dhe përhapjes ndërkombëtare të filmave kinezë.
CMG-ja dhe kompania amerikane NBCU kanë bashkëpunuar në platformën mediatike të abonimit të filmave kinezë, ku ofrohen vepra filmike kineze për 50 milionë përdorues në Amerikën Verirore, duke u bërë një dritare për prezantimin e kulturës kineze. (Jiang Lei)