
Vizitorët shikojnë dheun hënor të sjellë nga "Chang'e-6", Milano Itali, 14 tetor 2024/VCG
Mostrat e anës së pasme të Hënës, të mbledhura gjatë misionit të eksplorimit hapësinor të Kinës "Chang'e-6", po paraqiten në Ekspozitën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe të Hapësirës Ajrore të Kinës, e njohur edhe si Shfaqja Ajrore e Kinës, që po zhvillohet në qytetin Zhuhai të provincës Guangdong të Kinës Jugore.
Dheu hënor në ekspozitë, me peshë 75 miligramë, u takon mostrave të para për qëllim publik. Ai është mbledhur nga krateri më i madh, më i thellë dhe më i vjetër i krijuar prej goditjes në anën e pasme të Hënës, ku korja e saj është më e hollë.

Zbritës i misionit Chang'e-6 në Hënë/CNSA
Në ekspozitë janë paraqitur gjithashtu kapsula e kthimit e anijes kozmike "Chang'e-6", parashuta që dërgoi mostrat në Tokë dhe kontejneri i mbyllur për mbledhjen e dheut hënor.
Misioni i Kinës "Chang'e-6" solli 1,935.3 gramë mostra nga ana e pasme e Hënës në qershor, për herë të parë në historinë e njerëzimit. Mostrat kanë një vlerë unike shkencore, pasi ato do të ndihmojnë në thellimin e kuptimit të evolucionit të Hënës dhe do të përshpejtojnë ritmin e eksplorimit e të përdorimit paqësor të burimeve hënore, si një pasuri e rëndësishme për të gjithë njerëzimin.

Kuadrati i avionëve luftarakë kinezë japin shfaqje, 12 nëntor 2024, qytet Zhuhai,provincë Guangdong, Kinë Jugore /VCG
Shfaqja Ajrore e Kinës zhvillohet nga 12 deri më 17 nëntor. Që nga fillimi në 1996, ajo është bërë një dritare e rëndësishme për shfaqjen e teknologjive e të pajisjeve të përparuara të aviacionit dhe të hapësirës ajrore nga brenda e jashtë vendit.
