
Foto nga VCG
Të martën u nënshkrua një marrëveshje kuadër për avionin e pasagjerëve C929, avioni i parë reaktiv i Kinës, me trup të gjerë dhe rreze të gjatë, i zhvilluar në mënyrë të pavarur nga vendi, në përputhje me standardet ndërkombëtare të vlefshmërisë ajrore.
Marrëveshja ndërmjet Korporatës të Avionëve Civilë të Kinës (COMAC) dhe Air China, u nënshkrua në Ekspozitën e 15-të Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Hapësirës Ajrore - Airshow China, duke e bërë kompaninë Air China përdoruesin e parë potencial të këtij lloj avioni.
Versioni bazë i C929 ka 280 vende. Ai vepron në një rreze distance prej 12.000 km, duke përmbushur në mënyrë efektive kërkesën globale për transportin ndërkombëtar dhe rajonal të pasagjerëve.
Kjo është një lëvizje e re e Kinës dhe e aviacionit masiv civil me potencial të madh, për të rritur konkurrencën e saj në tregun global të aviacionit.

Foto nga VCG
C919, avioni i madh i pasagjerëve i zhvilluar nga Kina, përfundoi fluturimin e parë në maj 2023, duke shënuar hyrjen zyrtare në treg. Deri në fund të këtij shtatori, COMAC u kishte dorëzuar tre linjave ajrore kryesore kineze, nëntë avionë C919. Me avionin e saj të vetë-zhvilluar, Kina synon të sigurojë një pjesë të tregut global të aviacionit civil, që aktualisht dominohet nga Boeing dhe Airbus.

Foto nga VCG
Sipas një parashikimi tregu të COMAC, për periudhën 2022-2041, aviacioni civil i Kinës do të marrë 9.284 avionë të rinj pasagjerësh, përfshirë 6.288 avionë me një korridor të vetëm në bord.
