Foto nga VCG
Policia holandeze ndaloi më shumë se 100 protestues pro palestinezë që thyen vendimin që ndalon protestat në Amsterdam, pas përleshjeve me tifozët izraelitë javën e shkuar, njofton “RTSH”.
Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Dam” të kryeqytetit holandez, duke bërë thirrje si “Palestina e lirë” dhe “Amsterdami i thotë jo gjenocidit në Gaza”.
Izraeli ka mohuar të ketë kryer gjenocid në ofensivën mbi 1-vjeçare ndaj grupit militant palestinez Hamas.
Urdhri për ndalimin e protestave, i cili u shty edhe për 4 ditë të tjera, pra deri të enjten, është në fuqi që prej së premtes së kaluar, pas sulmeve ndaj tifozëve izraelite, pas mbarimit të ndeshjes mes ekipit Maccabi Tel Aviv dhe Ajax Amsterdam.
Foto nga VCG
Të paktën pesë persona u plagosën gjatë sulmeve që autoritetet holandeze dhe udhëheqësit e huaj, përfshirë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cilësuam si antisemite.