Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulmet më të mëdha që prej nisjes së konfliktit
2024-11-12 18:06:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulmet më të mëdha me dron kundër njëra-tjetrës që nga nisja e konfliktit, shkruan “Panorama”.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se ka kapur 84 dronë ukrainas në gjashtë rajone, disa prej tyre shumë pranë Moskës, gjë që detyroi Rusinë të devijonte fluturimet në tre aeroportet kryesore të kryeqytetit.

Ndërkohë, forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi 145 drone drejt çdo pjese të vendit të shtunën mbrëma, ku shumica e tyre u rrëzuan.

Përpjekjet e Ukrainës për sulme ndaj Moskës janë më të mëdhatë që vendi ka bërë kundrejt kryeqytetit rus.